LAJME

Artikull

Në Bezmer po përgatitet një protestë kundër avionëve amerikanë

Enjte, 23 Korrik 2026, 17:57

Në Bezmer po përgatitet një protestë kundër avionëve amerikanë

FOTO: Daniella Kosotova

Madhësia e shkronjave

Mbi 500 banorë të fshatit Bezmer dhe të fshatrave përreth janë përfshirë në një peticion kundër vendosjes së avionëve amerikanë dhe një kontingjenti ushtarak amerikan në bazën ajrore “Bezmer”, e cila ndodhet në afërsi të menjëhershme të fshatit.

Brenda më pak se 24 orëve, gjysma e banorëve të Bezmerit kanë vendosur firmat e tyre në peticion, tha kryetari i fshatit, Rosen Rusev, njoftoi korrespondentja jonë Daniella Kostova.

Peticioni do t’i dorëzohet Ministrit të Mbrojtjes përmes prefektit të rajonit, së bashku me peticione edhe nga fshatrat Boljarsko, Roza dhe Haxhi Dimitrovo, theksoi kryetari i fshatit.

Në rrjetet sociale po organizohet një protestë para bazës ajrore “Bezmer”, e planifikuar për nesër, 24 korrik, në orën 18:00.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva