LAJME

Artikull

Parlamenti lejoi vendosjen e avionëve amerikanë në Bezmer

Mërkurë, 22 Korrik 2026, 16:37

Parlamenti lejoi vendosjen e avionëve amerikanë në Bezmer

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kuvendi Popullor i Bullgarisë dha leje që Shtetet e Bashkuara të vendosin avionë cisternë në bazën ajrore “Bezmer”. Leja, e kërkuar nga qeveria pas një note zyrtare nga pala amerikane, u mbështet me votat e “Bullgarisë Progresive” dhe DPS-së. GERB-SDS, “Bullgaria Demokratike” dhe “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” nuk morën pjesë në votim, ndërsa “Vëzrazhdane” votuan kundër.

“Nëse duam të jemi një partner korrekt dhe një aleat i besueshëm, ne duhet të respektojmë marrëveshjet. SHBA-të janë aleati ynë kryesor në fushën e sigurisë”, deklaroi kryeministri Rumen Radev para deputetëve përpara votimit, cituar nga BGNES.

Në fillim të mbledhjes së sotme të kabinetit, Radev siguroi se “është kategorikisht e përjashtuar që nga territori bullgar të zhvillohen operacione luftarake në Lindjen e Mesme. Këta avionë cisternë janë vetëm dhe ekskluzivisht për misione logjistike dhe për furnizim me karburant në ajër, dhe kjo jashtë hapësirës ajrore bullgare”.


 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva