Artikull
MPJ e Bullgarisë i bëri thirrje Iranit të negociojë me Shtetet e Bashkuara
Mërkurë 22 Korrik 2026 08:36
Mërkurë, 22 Korrik 2026, 08:36
godina e MPJ
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë një notë nga Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Sofje lidhur me vendosjen e pritshme të avionëve cisternë ushtarakë amerikanë në aeroportin “Bezmer”, njoftoi Ministria e Jashtme e Bullgarisë.
Bullgaria nuk po ndërmerr asnjë veprim armiqësor kundër Iranit në përmbushje të angazhimeve të saj kontraktuale ndaj aleatit të saj, Shteteve të Bashkuara. Është e përjashtuar që nga territori i Bullgarisë të kryhen çfarëdo veprimesh ushtarake në Lindjen e Mesme, u përgjigj Ministria e Jashtme.
Shpresojmë që sa më shpejt të jetë e mundur, të dyja palët në konflikt të angazhohen përsëri për uljen e tensioneve dhe ndërprerjen e veprimeve ushtarake, për të cilat ato arritën të bien dakord vetëm pak kohë më parë. Bullgaria bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve ushtarake dhe rifillimin e bisedimeve për arritjen e një armëpushimi, i cili do të mundësojë një marrëveshje të qëndrueshme që i jep fund konfliktit, thuhet në deklaratën e publikuar nga Sofja.
- Komisioni për Mbrojtjen miratoi dislokimin e avionëve amerikanë në Bezmer
- Aeroplanët amerikanë nuk na bëjnë palë në konfliktin me Iranin, tha Presidentja
- Ministri i Transportit: Vendi nuk bëhet objektiv për shkak të avionëve amerikanë
- SHBA-të kanë kërkuar urgjentisht vendosjen e avionëve cisternë në Bullgari
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva