POLITIKË

Artikull

Aeroplanët amerikanë nuk na bëjnë palë në konfliktin me Iranin, tha Presidentja

Martë, 21 Korrik 2026, 16:33

Presidentja Ilijana Jotova

Presidentja Ilijana Jotova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Presidentja Ilijana Jotova inspektoi vendosjen e avionëve të rinj F-16 në bazën ajrore “Graf Ignatievo” dhe komentoi kërkesën e SHBA-së për vendosjen e avionëve cisternë në aeroportin ushtarak “Bezmer”, pranë Jambolit. Ajo theksoi se prania e këtyre avionëve cisternë nuk e bën vendin pjesë të veprimeve ushtarake kundër Iranit.

“Personalisht shpresoj që së shpejti të arrihet një armëpushim dhe që veprimet luftarake të mos zgjerohen. Sipas asaj që kuptoj, sërish do të bëhet fjalë për avionë cisternë, të cilët nuk do të kryejnë asnjë lloj aktiviteti në hapësirën ajrore bullgare”, deklaroi kreu i shtetit. “Le të shohim saktësisht se cilat janë kërkesat, përtej kontekstit të notës diplomatike”, tha Jotova.

Ajo deklaroi se, për shkak të konflikteve që po zhvillohen në rajonin përreth, ushtria bullgare ka nevojë për avionë të rinj dhe për sigurimin financiar të tyre, si dhe të personelit dhe logjistikës përkatëse, përmes buxhetit të vitit 2027.

 

Lexoni më shumë: 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva