LAJME

Artikull

Komisioni për Mbrojtjen miratoi dislokimin e avionëve amerikanë në Bezmer

Martë, 21 Korrik 2026, 18:30

Komisioni për Mbrojtjen miratoi dislokimin e avionëve amerikanë në Bezmer

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni parlamentar për Mbrojtjen dha dritën jeshile për një projektvendim të Këshillit të Ministrave që parashikon qëndrimin e deri në 8 avionëve cisternë amerikanë në bazën ajrore “Bezmer” dhe të 250 ushtarakëve amerikanë për mbështetjen e operacioneve në Lindjen e Mesme. Vendimi u miratua me 11 vota “pro”, një “kundër” dhe dy “abstenime”. 

Vendimi pritet të votohet edhe në seancën plenare të Kuvendit, njoftoi BTA. 

Kërkesa për qëndrimin e avionëve në territorin e Bullgarisë është paraqitur përmes një note diplomatike të datës 17 korrik 2026 nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sofje. Kjo u bëe ditur të hënën nga kryeministri Rumen Radev.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, ky vendim nuk paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të vendit.


 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva