POLITIKË

Artikull

Kryeministri: Nga Bullgaria nuk mund të zhvillohen veprime ushtarake

Mërkurë, 22 Korrik 2026, 11:07

Kryeministri Rumen Radev

Kryeministri Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Është kategorikisht e përjashtuar që nga territori bullgar të zhvillohen veprime luftarake në Lindjen e Mesme. Këtë e deklaroi Kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë.

Ai theksoi se vendosja e avionëve cisternë në aeroportin “Bezmer” shërben vetëm për misione logjistike të furnizimit me karburant në ajër jashtë hapësirës ajrore bullgare.

Rumen Radev nënvizoi gjithashtu se Sofja respekton angazhimet e saj sipas Marrëveshjes për Bashkëpunim në Mbrojtje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 2006 dhe mbështetet te aleatët e saj që edhe ata të përmbushin detyrimet e tyre kur vendi ka nevojë për mbështetje.

Kryeministri shtoi se Bullgaria i kushton rëndësi marrëdhënieve të mira me Iranin dhe u bëri thirrje palëve në konflikt të bëjnë një hap pas, pasi kjo është në interes të Evropës dhe të Bullgarisë, njofton BTA.



 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva