KULTURË

Artikull

Georgi Gospodinov do të marrë pjesë në festivalin Louisiana Literature

Hënë, 27 Korrik 2026, 06:05

Georgi Gospodinov

Georgi Gospodinov

FOTO: Facebook /Georgi Gospodinov

Madhësia e shkronjave

Shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov do të jetë ndër të ftuarit ndërkombëtarë të festivalit letrar Louisiana Literature, i cili do të mbahet nga 20 deri më 23 gusht 2026 në Louisiana Museum of Modern Art në Humlebæk, Danimarkë. Kjo ngjarje është një nga forumet letrare më të njohura në Evropën Veriore dhe çdo vit mbledh autorë të shquar nga e gjithë bota.

Vetë Gospodinov bëri të ditur në profilin e tij në Facebook se më 22 gusht do të marrë pjesë në një takim individual kushtuar librit të tij "Kopshtari dhe vdekja", ndërsa më 23 gusht do të zhvillojë një bisedë me shkrimtaren amerikane Siri Hustvedt. Informacioni u publikua nga autori i njohur në profilin e tij në Facebook.

Romani i Georgi Gospodinovit "Koshtari dhe vdekja" në gjuhën bullgare

Romani i Georgi Gospodinovit "Koshtari dhe vdekja" në gjuhën bullgare

FOTO: Shtëpia botuese "Zhanet 45"

Sipas programit të publikuar nga organizatorët, ndër pjesëmarrësit e këtij viti janë edhe fituesja e Çmimit Booker Kiran Desai, Katie Kitamura, Leïla Slimani, David Szalay, Siri Hustvedt, Anne Carson, Elizabeth Strout dhe emra të tjerë të njohur të letërsisë botërore.

Për Georgi Gospodinovin, kjo është një tjetër pjesëmarrje në një forum të madh letrar ndërkombëtar. Autori bullgar, fitues i International Booker Prize 2023 për romanin "Kohëstrehim", vazhdon të jetë ndër shkrimtarët evropianë më të njohur në skenën letrare botërore.

Vepra të tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga përkthyeset e njohura Milena Selimi dhe Janka Selimi.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva