Artikull
Irani: Vendosja e avionëve amerikanë në Bullgari është një vendim i rrezikshëm
Hënë 27 Korrik 2026 15:44
Hënë, 27 Korrik 2026, 15:44
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei
FOTO: Facebook /Ambasada e Iranit në Sofje
Madhësia e shkronjave
Personat në Bullgari që kanë marrë vendimin për vendosjen e avionëve amerikanë për furnizim ajror me karburant në bazat ushtarake bullgare duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë vendim të rrezikshëm. Kështu është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cituar nga Ambasada e Iranit në Sofje dhe nga programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare (BNR).
“Ne jemi në dijeni se Bullgaria edhe më parë ka lejuar përdorimin e Aeroportit të Sofjes për vendosjen dhe përdorimin e avionëve amerikanë me qëllim mbështetjen e operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit”, tha më tej zëdhënësi.
Sipas tij, qytetarët bullgarë e dinë mirë se populli iranian nuk ka pasur kurrë asnjë problem me Bullgarinë dhe se për dekada me radhë marrëdhëniet dypalëshe janë bazuar në respekt të ndërsjellë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva