Janë ndërmarrë masa për forcimin e sigurisë në aeroportin ushtarak “Bezmer”, në hapësirën ajrore të vendit dhe për garantimin e sigurisë së qytetarëve. Kjo u raportua në një takim pune të zhvilluar pranë kryeministrit Rumen Radev, kushtuar situatës së sigurisë dhe sfidave që rrjedhin prej saj për vendin.
Artikull
Sipas shërbimeve, nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Bullgarisë
Hënë 27 Korrik 2026 15:21
Hënë, 27 Korrik 2026, 15:21
Според службите няма пряка заплаха за сигурността на България
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Në mbledhje u theksua se nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Bullgarisë. Institucionet përgjegjëse janë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët e tyre në rajon dhe brenda kornizës së NATO-s, me qëllim paralajmërimin në kohë në rast të përshkallëzimit të veprimeve ushtarake në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Ukrainë, raportoi gazetarja Marta Mlladenova.
Javën e kaluar, parlamenti miratoi vendosjen në “Bezmer“ të deri në 8 avionëve cisternë ushtarakë amerikanë dhe deri në 250 ushtarakëve.
- Kryeministri: Nga Bullgaria nuk mund të zhvillohen veprime ushtarake
- MPJ e Bullgarisë i bëri thirrje Iranit të negociojë me Shtetet e Bashkuara
- Komisioni për Mbrojtjen miratoi dislokimin e avionëve amerikanë në Bezmer
- Aeroplanët amerikanë nuk na bëjnë palë në konfliktin me Iranin, tha Presidentja
- Ministri i Transportit: Vendi nuk bëhet objektiv për shkak të avionëve amerikanë
- SHBA-të kanë kërkuar urgjentisht vendosjen e avionëve cisternë në Bullgari
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva