Artikull
Ministri i Mbrojtjes mbështetet te mbrojtja raketore e NATO-s
Hënë 27 Korrik 2026 10:02
Hënë, 27 Korrik 2026, 10:02
Dimitër Stojanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria nuk pret një sulm
nga Irani dhe shteti ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar
rreziqet që lidhen me vendosjen e avionëve cisternë ushtarakë amerikanë në
bazën ajrore “Bezmer”. Këtë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov,
për bTV.
Ai siguroi se janë
ndërmarrë masa shtesë, përfshirë vendosjen e sistemeve të mbrojtjes
kundërajrore dhe forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.
Stojanov shtoi se një sulm i mundshëm kundër Bullgarisë do të nënkuptonte aktivizimin
e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Sipas tij, sfida më e madhe
janë frika dhe shqetësimet e njerëzve.
“Nuk kam shkuar në Bezmer
për të bindur, por për të ofruar informacion të besueshëm. Këto takime do të
vazhdojnë”, premtoi ministri.
Stojanov sqaroi se leja është dhënë për vendosjen e deri në 8 avionëve, por sipas vlerësimit të tij profesional, në “Bezmer” ka të ngjarë të dislokohen më pak, për shkak të kufizimeve infrastrukturore.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Kryeministri: Nga Bullgaria nuk mund të zhvillohen veprime ushtarake
- MPJ e Bullgarisë i bëri thirrje Iranit të negociojë me Shtetet e Bashkuara
- Komisioni për Mbrojtjen miratoi dislokimin e avionëve amerikanë në Bezmer
- Aeroplanët amerikanë nuk na bëjnë palë në konfliktin me Iranin, tha Presidentja
- Ministri i Transportit: Vendi nuk bëhet objektiv për shkak të avionëve amerikanë
- SHBA-të kanë kërkuar urgjentisht vendosjen e avionëve cisternë në Bullgari
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva