Artikull
SHBA premtojnë mbrojtje për Bullgarinë kundër Iranit
Mërkurë 22 Korrik 2026 15:50
Mërkurë, 22 Korrik 2026, 15:50
FOTO: facebook.com/EUCOM
Madhësia e shkronjave
Komanda Evropiane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) njoftoi se po punon në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë bullgare për t’iu kundërvënë çdo kërcënimi të mundshëm.
“SHBA-të disponojnë kapacitete mbrojtëse rajonale në krahun lindor të NATO-s, përfshirë Bullgarinë, dhe ne po punojmë ngushtë me qeverinë bullgare, si edhe me aleatët dhe partnerët tanë në rajonin më të gjerë, për të mbetur vigjilentë ndaj çdo kërcënimi të mundshëm dhe për t’iu kundërvënë atij”, thuhet në një deklaratë të USEUCOM, të publikuar në faqen zyrtare të komandës në Facebook: facebook.com/EUCOM/.
Ndërkohë, në fshatin Bezmer pranë Jambolit dhe në fshatrat përreth ka nisur mbledhja e nënshkrimeve kundër vendosjes së avionëve cisternë amerikanë. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i komunës, Rosen Rusev. Sipas tij, banorët duan të shprehin kundërshtimin e tyre dhe janë të gatshëm edhe për veprime protestuese.
- Kryeministri: Nga Bullgaria nuk mund të zhvillohen veprime ushtarake
- MPJ e Bullgarisë i bëri thirrje Iranit të negociojë me Shtetet e Bashkuara
- Komisioni për Mbrojtjen miratoi dislokimin e avionëve amerikanë në Bezmer
- Aeroplanët amerikanë nuk na bëjnë palë në konfliktin me Iranin, tha Presidentja
- Ministri i Transportit: Vendi nuk bëhet objektiv për shkak të avionëve amerikanë
- SHBA-të kanë kërkuar urgjentisht vendosjen e avionëve cisternë në Bullgari
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva