EKONOMI

Artikull

Shteti mori një borxh të ri të brendshëm prej 100 milionë eurosh

Martë, 28 Korrik 2026, 10:04

Godina e Ministrisë së Financave

Godina e Ministrisë së Financave

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ministria e Financave shiti një borxh të ri në vlerë prej 100 milionë eurosh në tregun e brendshëm. Ankandi u zhvillua më 27 korrik, sipas të dhënave të publikuara në portalin e Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB).

Letrat me vlerë të ofruara nga shteti kanë afat maturimi prej 5 vitesh dhe normë interesi vjetore prej 2,75%.

Ky ishte ankandi i dhjetë në tregun e brendshëm që nga fillimi i vitit 2026. Në këtë mënyrë, borxhi i ri i siguruar në tregun e brendshëm gjatë këtij viti arrin në 1,51 miliardë euro. Vlera totale e borxhit të marrë gjatë vitit 2026 tashmë ka arritur në 4,01 miliardë euro.

Më 7 korrik, Bullgaria emetoi me sukses tre transhe obligacionesh në tregjet ndërkombëtare, duke siguruar 2,5 miliardë euro.

Sipas Ligjit për Buxhetin e Shtetit, shuma maksimale e borxhit të ri që mund të merret gjatë vitit 2026 është 10,1 miliardë euro, përfshirë një hua deri në 3,261 miliardë euro nga instrumenti evropian SAFE, i dedikuar për forcimin e industrisë së mbrojtjes.

Pritet që borxhi shtetëror të arrijë në 37,7 miliardë euro deri në fund të vitit, ose 30,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva