Artikull
Doli sondazhi i parë sociologjik për qëndrimet para zgjedhjeve presidenciale
Martë 28 Korrik 2026 13:54
Martë, 28 Korrik 2026, 13:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kandidati i mundshëm për president i "Bullgarisë Progresive" do të merrte mbështetjen më të lartë nga votuesit e gatshëm për të votuar – 40%, i ndjekur nga kandidatët e “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 13,3% dhe të GERB-SDS me 11,5%. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi përfaqësues kombëtar, të realizuar nga "Global Metrics" në periudhën 23 qershor – 11 korrik.
Kryetarja aktuale e shtetit, Ilijana Jotova, gëzon mbështetjen më të lartë për postin e presidentit ndër kandidatët e testuar. Miratimin për Jotovën e deklarojnë 84% e simpatizantëve të BSP-së dhe 78% e mbështetësve të “Bullgarisë Progresive”. Mes atyre që nuk identifikohen me asnjë parti, 37% shprehen të gatshëm ta mbështesin atë.
Andrej Gjurov ka një nivel miratimi prej 23%, juristi dhe ish-Ministri i Arsimit Daniell Vëllçev ka 18%, ndërsa Ministri i përkohshëm i Bujqësisë Ivan Hristanov ka 12%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva