LAJME

Artikull

Presidentja do të shpallë nëse e mbështet buxhetin për vitin 2026

Mërkurë, 29 Korrik 2026, 09:17

Presidentja do të shpallë nëse e mbështet buxhetin për vitin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 29 korrik, në orën 15:00, presidentja Ilijana Jotova do të mbajë një deklaratë lidhur me buxhetin shtetëror për vitin 2026, të miratuar nga parlamenti, njoftuan nga sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. 

Më 28 korrik, partia “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” i dorëzoi presidentes një peticion të nënshkruar nga mbi 30 000 qytetarë, me thirrjen që të vendoset veto ndaj Ligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026. Nga partia deklaruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese nëse ligji nuk kthehet për rishqyrtim. 

Edhe GERB-SDS deklaroi dje në parlament se do të paraqesë një ankesë kushtetuese kundër buxhetit shtetëror pas publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare”, për shkak të deficitit buxhetor të parashikuar prej 5,7%, ngrirjes së pagës minimale në nivelin 620 euro dhe planifikimit për marrjen e një borxhi të ri deri në 10,1 miliardë euro.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva