Artikull
Liturgji hierarkike bashkon klerin bullgar dhe atë grek në Pomorie
Enjte 30 Korrik 2026 04:05
Enjte, 30 Korrik 2026, 04:05
FOTO: slivenskamitropolia.bg
Madhësia e shkronjave
Më 30 korrik, duke filluar nga ora 09:00, në kishën “Shpërfytyrimi i Shenjtë i Zotit” në qytetin e Pomories, do të kremtohet një Liturgji e Shenjtë Hierarkike, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Mitropoliti i Dimitriadës Ignatij, i Kishës Ortodokse Greke, në bashkëshërbesë me Fortlumturinë e Tij, Mitropolitin e Slivenit Arsenij të Kishës Ortodokse Bullgare dhe klerikë të ftuar.
Shërbesa liturgjike është pjesë e veprimtarive përkujtimore me rastin e 120-vjetorit të djegies së Anhialos, një vendbanim me komunitet të madh grek (sot qyteti bregdetar bullgar Pomorie), më 30 korrik 1906, si dhe të shpërnguljes së parë të banorëve të Anhialos drejt Greqisë.
Mund të mësoni më shumë për qytetin Pomorie
në arkivin tonë:
- Rrjetat e vjetra të peshkimit dhe varkat e Pomorie tani ruhen në një muze
- Vera e nxehtë në Pomorie ka shije kripe
- Pomorie – një qytezë me histori të pasur, ku njeriu i premton vetes se do të kthehet përsëri
- Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme
- Një varrezë afër Pomories mbetet enigmë më shumë se 100 vjet
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva