Artikull
"Meri Bojs Bend" me koncertin unik "Rruga e gjatë drejt shtëpisë"
Enjte 30 Korrik 2026 05:50
Enjte, 30 Korrik 2026, 05:50
FOTO: Facebook /Meri Bojs Bend
Madhësia e shkronjave
Veprimtaritë festive me rastin e 30-vjetorit të grupit "Meri Bojs Bend" vazhdojnë. Grupi ka publikuar në pllakë gramafoni të albumit të dashur "Rruga e gjatë drejt shtëpisë".
Më 30 korrik 2026 (e enjte), duke filluar nga ora 20:00, në një nga vendet simbolike në zemër të Veliko Tërnovos – monumentin "Asenevci" – do të zhvillohet një ngjarje që nuk është mbajtur deri më tani. Në koncert "Meri Bojs Bend” do të prezantojë albumin “Rruga e gjatë drejt shtëpisë”, ku muzikantët do të interpretojnë këngët e albumit dhe do të inaugurojnë një ekspozitë me 9 piktura, të krijuara nga Kalina Stojkova, secila e frymëzuar nga një prej këngëve.
FOTO: Facebook /Kalina Stojkova Art
E frymëzuar nga këngët e albumit, artistja e re dhe e talentuar i ka realizuar veprat e saj në Veliko Tërnovo. Ato do të ekspozohen në Galerinë e Arteve "Boris Denev" nga 31 korriku deri më 9 gusht 2026.
Ndër këngët e albumit "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" është edhe
"Ngjyrat e perëndimit të diellit".
Shihni më shumë:
- Mary Boys Band feston 30 vjetorin me një orkestër të madhe simfonike
- Një seri koncertesh vjeshte nga “Mary Boys Band” dhe një këngë e re - "Djali im"
- Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste
- “Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva