Artikull
Niveli historikisht i ulët i Danubit, më i ulëti në dekada, po shkakton probleme
Premte 31 Korrik 2026 11:00
Premte, 31 Korrik 2026, 11:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Niveli i lumit Danub në sektorin bullgar të rrjedhës së tij mbetet i ulët, duke vështirësuar kushtet për lundrimin. Kufizime janë vendosur në disa seksione kritike, njoftojnë nga Agjencia për Studimin dhe Mirëmbajtjen e Lumit Danub. Më 30 korrik është regjistruar stagnim, ose rënie e lehtë e nivelit të ujit, deri në dy centimetra, krahasuar me ditën e mëparshme.
Ulja e nivelit të Danubit po zvogëlon prurjet në puset që furnizojnë zonat e furnizimit me ujë dhe, nëse niveli i lumit vazhdon të bjerë, priten vështirësi të mëtejshme, transmeton BTA.
Temperatura e ujit është 24,7 gradë Celsius. Për shkak të nivelit rekord të ulët të lumit, më i ulëti në dekada, në Centralin Bërthamor të Kozllodujit janë ndërmarrë masa për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të besueshëm të kapaciteteve bërthamore.
Niveli historikisht i ulët i lumit ka goditur rëndë transportin lumor, i cili aktualisht është pothuajse paralizuar. Po ashtu, dëme të konsiderueshme po pëson edhe sektori i peshkimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva