Artikull
Nuk ka rrezik për ndalimin e punës së Centralit Bërthamor "Kozlloduj"
Martë 4 Gusht 2026 16:11
Martë, 4 Gusht 2026, 16:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nuk ka rrezik që Centrali Bërthamor "Kozlloduj" të ndalojë punën për shkak të nivelit të ulët të lumit Danub, deklaroi ministrja e energjisë, Iva Petrova, gjatë një vizite në centralin atomik elektrik bullgar. Sipas saj, nëse vazhdon e njëjta prirje sa i përket nivelit të lumit, centrali mund të vijojë punën edhe në javët e ardhshme.
Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) kujton se niveli i ulët i Danubit, si pasojë e thatësirës ekstreme, ka shkaktuar shqetësime për një krizë të mundshme energjetike në Ballkan.
Në Bullgari, dy njësitë energjetike të Centralit Bërthamor "Kozlloduj" vazhdojnë të punojnë me ngarkesën e planifikuar, pavarësisht niveleve rekord të ulëta të lumit. Që nga fillimi i korrikut u krijua një grup i posaçëm pune për menaxhimin e situatës, i cili po zbaton një program me masat e nevojshme në rast të uljes së zgjatur të nivelit të ujit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova