LAJME

Artikull

Vazhdon rënia kritike e nivelit të Danubit në sektorin bullgar të lumit

Hënë, 3 Gusht 2026, 10:08

Vazhdon rënia kritike e nivelit të Danubit në sektorin bullgar të lumit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Niveli i lumit Danub në sektorin bullgar vazhdon të bjerë. Kjo u njoftua nga Agjencia Ekzekutive për Studimin dhe Mirëmbajtjen e Lumit Danub në Ruse.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për mjete lundruese që kanë mbetur të bllokuara në rrugën lundruese ose për raste të reja të tilla jashtë saj.

Situata hidrologjike mbetet e ndërlikuar. Kjo vështirëson kushtet e lundrimit dhe imponon vendosjen e kufizimeve të përkohshme në disa sektorë kritikë. 

Tre janë mjetet lundruese që kanë mbetur të bllokuara prej më shumë se një jave në sektorin bullgar të Danubit, por ato ndodhen jashtë rrugës lundruese dhe nuk pengojnë trafikun e anijeve. 

Niveli i lumit Danub pranë Ruses është minus 91 centimetra në raport me kuotën referuese zero. Ai ka rënë me 2 centimetra gjatë 24 orëve të fundit. Parashikimi për dy ditët e ardhshme është që niveli i lumit të ulet edhe me 3 centimetra të tjerë.

 

Redaktoi: Ivo Ianov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva