Artikull
Kontrolli i Lartë i Shtetit do të hetojë Deljan Peevskin për konflikt interesi
Mërkurë 5 Gusht 2026 18:22
Mërkurë, 5 Gusht 2026, 18:22
Deljan Peevski
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të hapë një procedurë për të verifikuar nëse ekziston konflikt interesi në lidhje me liderin e DPS-së, Deljan Peevski, deputet në Kuvendin Popullor të 49-të, 50-të, 51-të dhe 52-të.
Vendimi u mor pas një sinjalizimi të paraqitur më 31 korrik 2026 nga Ministri i Brendshëm Ivan Demerxhiev, lidhur me mospërputhje të dyshuara midis të ardhurave dhe pasurisë së deklaruar nga zyrtari publik dhe mënyrës së tij faktike të jetesës.
Kontrolli do të përfshijë tre vitet e fundit, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit te personat që mbajnë poste publike. Afati për përfundimin e verifikimit është tre muaj, por në rast të ndërlikimeve faktike ose ligjore ai mund të zgjatet, njoftoi reporterja jonë Milla Mlladenova.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva