Artikull
Kremtojmë Shpërfytyrimin e Zotit tonë Jezu Krisht
Enjte 6 Gusht 2026 05:54
Enjte, 6 Gusht 2026, 05:54
FOTO: bg-patriarshia.bg
Madhësia e shkronjave
Më 6 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të rëndësishme të saj – Shpërfytyrimin e Zotit. Festa e ka zanafillën në shekujt e parë të krishterimit dhe lidhet me një nga ngjarjet më të rëndësishme të Ungjillit, kur Jezu Krishti u shpërfytyrua dhe iu shfaq tre prej nxënësve të tij – Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit, duke zbuluar natyrën e tij hyjnore.
Për besimtarët e krishterë, Shpërfytyrimi i Zotit lidhet me ndryshimin, ripërtëritjen dhe shpresën e re.
Kisha "Shpërfytyrimi i Zotit" në Borovec kremton festën e sa
FOTO: BTA
Dikur, në këtë ditë, vajzat dhe djemtë e pamartuar merreshin vesh për fejesa dhe martesa. Sipas një tradite shumë të lashtë, dasmat zhvilloheshin në muajin shtator, që fëmija i parë të lindte në qershor dhe nusja të mund të përfshihej në punët e stinës së verës, kur puna në fshat ishte më e madhe.
Sipas besimit popullor, më 6 gusht natyra hyn në një periudhë ndryshimi të qëndrueshëm. Thuhet se dielli ia kthen shpinën verës dhe fytyrën dimrit, ndërsa lejlekët mblidhen në tufa para se të nisen drejt viseve të ngrohta.
Përpilues: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova