Artikull
"Kalimanku, Denku" me zërin e Janka Rupkinës në këngën e re të Ellie Goulding
Enjte 6 Gusht 2026 16:23
Enjte, 6 Gusht 2026, 16:23
FOTO: instagram/@interscope
Madhësia e shkronjave
Këngëtarja britanike Ellie Goulding e nis këngën e saj më të re, "Ravers", me një fragment nga kënga popullore e rajonit të Stranxhës "Kalimanku, Denku", njofton shtëpia diskografike Universal, cituar nga "Dnevnik". Fragmenti i përdorur është interpretuar nga këngëtarja e njohur bullgare Janka Rupkina, e cila u nda nga jeta disa muaj më parë.
Sipas informacionit të publikuar, zëri i Janka Rupkinës nuk është përdorur thjesht si një element folklorik apo ekzotik në hyrje të një kënge moderne pop. Ai përbën momentin e parë emocional të këngës – një thirrje që duket sikur vjen nga larg dhe sjell me vete kujtesën e një kohe tjetër.
Lexoni më shumë për këtë perlë të folklorit bullgar dhe për zërin e paharrueshëm të Janka Rupkinës në botimet e Radio Bullgarisë:
- "Kalimanku Denku” – një perlë në krijimtarinë e Janka Rupkina
- Përvjetori i 85-të i këngëtares Janka Rupkina
- U nda nga jeta legjenda e folklorit bullgar Janka Rupkina
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova