Hënë 10 Gusht 2026 05:21
Hënë, 10 Gusht 2026, 05:21
Ljubo Kirov
FOTO: Ekip i Ljubo Kirovit
Madhësia e shkronjave
Një nga këngët më të dashura për publikun, e përfshirë në albumin e ri të Ljubo Kirovit "Futurofonia", del tashmë si këngë më vete. Që me daljen e albumit, "Atje" u bë një nga këngët më të pëlqyera, falë tingëllimit të saj melodik dhe atmosferës verore. Tekstin e krijoi Ljubo Kirov, ndërsa muzikën e kompozoi së bashku me Angell Djullgerov, i cili realizoi edhe aranzhimin. Kënga na çon drejt udhëtimeve dhe atyre vendeve e njerëzve të veçantë, tek të cilët gjithmonë kthehemi.
FOTO: facebook.com/lubokirovofficial
"Atje" doli në kulmin e turneut të madh kombëtar "Futurofonia" të Ljubo Kirovit, ku e ftuar speciale është këngëtarja e re dhe autore këngësh MONA.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova