LAJME

Artikull

Me 6 herë më shumë fonde për shkencën, Bullgaria mbetet nën mesataren e BE-së

Me 6 herë më shumë fonde për shkencën, Bullgaria mbetet nën mesataren e BE-së

FOTO: pixabay

Madhësia e shkronjave

Fondet buxhetore për kërkim dhe zhvillim në Bullgari janë rritur pothuajse gjashtëfish gjatë një dekade (2015-2025), tregojnë të dhënat e Eurostat-it. Për vitin 2025, në buxhetin e shtetit janë parashikuar 92,3 euro për banor, krahasuar me 15,5 euro në vitin 2015, që përfaqëson një rritje prej 495,5%.

Pavarësisht kësaj rritjeje të konsiderueshme, Bullgaria mbetet shumë poshtë nivelit mesatar të Bashkimit Evropian, i cili është 288,9 euro për banor. Shuma e përgjithshme e financimit publik të planifikuar për kërkimin dhe zhvillimin në vend në vitin 2025 arrin në 593,9 milionë euro, krahasuar me 108,6 milionë euro dhjetë vjet më parë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se Rumania është i vetmi shtet i BE-së ku fondet buxhetore për kërkimin shkencor janë ulur gjatë kësaj periudhe.

Eurostat sqaron se të dhënat për vitin 2025 janë paraprake dhe pasqyrojnë fondet e planifikuara në buxhet, jo shpenzimet reale të kryera.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva