HISTORI

Artikull

Niveli i ulët i Danubit zbuloi themelet e Urës së Konstantinit

Premte, 7 Gusht 2026, 16:07

Niveli i ulët i Danubit zbuloi themelet e Urës së Konstantinit

FOTO: Muzeu Historik Rajonal i Plevenit

Madhësia e shkronjave

Niveli i ulët i ujit në Danub u dha arkeologëve një mundësi të rrallë për të studiuar themelet e Urës së Konstantinit pranë qytetit antik Ulpia Oescus, afër fshatit Gigen. Kërkimet e Muzeut Historik Rajonal të Plevenit synojnë të zbulojnë elemente ndërtimore të panjohura deri më tani dhe të sqarojnë mënyrën e ndërtimit të saj. E ngritur me urdhër të perandorit Konstandini i Madh dhe e inauguruar në vitin 328, ura kishte një gjatësi prej më shumë se 2 kilometrash dhe lidhte Ulpia Oescus-in e lashtë (fshati i sotëm Gigen në Bullgari) me Sucidava-n (në vendin ku ndodhet sot qyteti Corabia në Rumani). 

Arkeologët presin që studimet të kontribuojnë gjithashtu në një kuptim më të mirë të ndryshimeve në shtratin e Danubit gjatë afro 1700 viteve të fundit.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva