Artikull
12 nga gjithsej 35 trenat e rinj elektrikë për Bullgarinë janë gati
Premte 7 Gusht 2026 17:03
Premte, 7 Gusht 2026, 17:03
FOTO: actionprgroup.com
Madhësia e shkronjave
12 trenat e parë elektrikë Coradia Stream të Alstom për Bullgarinë kanë kaluar me sukses procedurat e pranimit në vend. Kjo u njoftua sot nga prodhuesi francez, i cituar nga BTA. Kompania e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm në projektin për furnizimin e 35 trenave të rinj elektrikë ndërqytetës për Bullgarinë.
Dhjetë prej trenave ndodhen tashmë në depon e prodhuesit në Bullgari, ku vazhdojnë testimet në rrjetin hekurudhor kombëtar.
Kontrata, e nënshkruar në
prill 2025, përfshin gjithashtu shërbime për mirëmbajtjen e trenave për një
periudhë prej 15 vitesh, kujton kompania në rrjetet sociale.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva