Artikull
Mihaella Marinova e përmbyll trilogjinë e saj me "ECHO"
Martë 11 Gusht 2026 06:05
Martë, 11 Gusht 2026, 06:05
FOTO: Facebook/ Mihaela Marinova
Madhësia e shkronjave
Prej kohësh e dimë se Mihaella Marinova mund të këndojë... gjithçka. Ajo e dëshmon këtë edhe me regjistrimet e saj më të reja. Pas këngëve "Medalje" dhe "Pjesa tjetër", në bashkëpunim me Pavell, ajo prezanton këngën e fundit të trilogjisë “EHO”, e cila është me të njëjtin emër.
Tri këngët ndërtojnë një rrëfim emocional të pandërprerë, për guximin për të hequr maskat, për të përjetuar humbjen dhe për të zbuluar dritën tënde të brendshme.
"ECHO" është zëri i brendshëm që në fillim mezi dëgjohet, por me kalimin e kohës shndërrohet në të vërtetën tonë më të madhe. Muzika dhe teksti janë krijuar nga Mihaella Marinova dhe Pavell Nikollov (Pavell), dyshja krijuese që qëndron pas gjithë trilogjisë. Regjisori i videoklipit është Nikollaj Draganov, i cili u dhuron të tria këngëve një histori të përbashkët vizuale.
Finalja e trilogjisë është gjithashtu hapi i radhës drejt ngjarjes më të madhe në karrierën e Mihaella Marinovës: koncerti i saj i parë më vete në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK), më 28 nëntor.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva