Artikull
Ukraina do të ndihmojë në sqarimin e rastit të dronit që ra pranë Kardamit
Hënë 10 Gusht 2026 14:16
Hënë, 10 Gusht 2026, 14:16
FOTO: BBTa
Madhësia e shkronjave
Bullgaria i ka kërkuar Ukrainës të vërë në dispozicion të gjithë informacionin që ka, i cili mund të ndihmojë në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit të dronit që hyri në territorin bullgar dhe shpërtheu të shtunën. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, pajisja është prodhuar në Ukrainë. Ministrja e Jashtme Velisllava Petrova zhvilloi një takim 30-minutësh me Ambasadoren e Ukrainës në Bullgari, Olesya Ilashchuk.
Sipas njoftimit të cituar nga qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Petrova ka deklaruar se për Bullgarinë është me rëndësi thelbësore të ndërmerren masat e nevojshme për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.
Nga ana e saj, Ambasadorja Olesya Ilashchuk theksoi se Ukraina nuk ka drejtuar qëllimisht mjete ajrore pa pilot drejt Bullgarisë. Ajo konfirmoi gatishmërinë e palës ukrainase për të ofruar bashkëpunim të plotë në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva