LAJME

Artikull

Situata pas shpërthimit në fabrikën ushtarake në Belica është vënë nën kontroll

Martë, 11 Gusht 2026, 10:08

Situata pas shpërthimit në fabrikën ushtarake në Belica është vënë nën kontroll

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Fabrika ushtarake në fshatin Belica, pranë qytetit të Trjavnës, mbetet nën mbikëqyrje pas shpërthimeve që ndodhën në një magazinë municionesh. Në zonë shpërtheu edhe një zjarr, gjë që bëri të nevojshme praninë gjatë natës të ekipeve zjarrfikëse në vendngjarje. 

Flakët në një pyll me gjetherënëse janë vënë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për banorët apo zonat e banuara, siguroi kryekomisari Aleksandër Xhartov nga Drejtoria e Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë. 

Aleksandër Xhartov

Aleksandër Xhartov

FOTO: BGNES

Hetimet në terren për incidentin në fabrikën e kompanisë EMKO, i ndodhur më 10 gusht, do të nisin më 11 gusht pas orës 14:30. Në këtë moment përfundojnë 24 orë nga shpërthimi i fundit në zonë. 

Brenda territorit të fabrikës dhe në një perimetër prej 500 metrash rreth saj janë shpërndarë municione të ndryshme. Do të fillojnë veprimet për neutralizimin dhe asgjësimin e tyre, njoftoi drejtori i Policisë Rajonale të Gabrovos, kryekomisari Ilijan Ivanov. 

Kryetari i bashkisë së Trjavnës, Denço Minev, ritheksoi për Radio Kombëtare Bullgare (BNR) se cilësia e ajrit është brenda normave dhe se nuk ka arsye për shqetësim.


Lexoni më shumë në arkivin tonë:

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva