Artikull
Centrali Bërthamor “Kozlloduj” do të vazhdojë të punojë të paktën edhe 2 javë
Martë 11 Gusht 2026 11:46
Martë, 11 Gusht 2026, 11:46
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Këtë vit është arritur historikisht niveli më i ulët i lumit Danub pranë stacionit bregdetar të pompimit, i cili furnizon me ujë për ftohjen e gjeneratorëve të avullit në Centralin Bërthamor “Kozlloduj”. Këtë e komentoi për bTV eksperti bërthamor prof. Georgi Kasçiev, ish-kryetar i Këshillit të Drejtorëve të centralit.
Aktualisht niveli i ujit është 20,62 metra mbi nivelin e detit. Deri në arritjen e nivelit të parë kritik për funksionimin e pompave kanë mbetur vetëm 10-12 centimetra. Në këtë moment duhet të fillojë ulja e kapacitetit të prodhimit sipas programit për funksionim të sigurt të centralit bërthamor.
Nëse niveli i ujit bie edhe me 20 centimetra të tjerë, centrali do të detyrohet të ndërpresë funksionimin.
Sipas prof. Kasçievit, parashikimet tregojnë për një rënie të lehtë të mëtejshme të ujërave të Danubit, por ka shumë gjasa që gjatë dy javëve të ardhshme të mos arrihet kufiri i parë kritik.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva