LAJME

Artikull

Kryeministri me thirrje që fëmijët të shpëtohen nga mjedisi toksik i internetit

Mërkurë, 12 Gusht 2026, 11:17

Kryeministri me thirrje që fëmijët të shpëtohen nga mjedisi toksik i internetit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në fillim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rumen Radev njoftoi se qeveria ka ndërmarrë hapat e parë për trajtimin e problemit të kriminalitetit mes të rinjve dhe po shqyrton masa më radikale.

Duke komentuar rastin e vrasjes brutale të një burri nga të rinj në Plovdiv, Radev deklaroi:"Duhet të jetë e qartë se fëmijët e Bullgarisë duhet të edukohen në familje dhe në shkollë. Ne nuk mund t’i lëmë ata në mjedisin toksik të rrjeteve sociale."

Ai theksoi gjithashtu se, në tragjedi si vrasja në Plovdiv, e gjithë shoqëria duhet të bashkohet për të mbështetur familjarët dhe të afërmit e viktimës.

"Këtu nuk ka vend për shfaqje fashiste dhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme", deklaroi më tej kryeministri.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva