Artikull
Bullgaria dhe Turqia përshpejtojnë lidhshmërinë e transportit
Enjte 13 Gusht 2026 15:29
Enjte, 13 Gusht 2026, 15:29
FOTO: Ministria e Transportit dhe e Komunikimeve
Madhësia e shkronjave
Ministrat e Transportit të Bullgarisë dhe Turqisë, Georgi Peev dhe Abdulkadir Uraloğlu, ranë dakord gjatë një takimi në Sofje të përshpejtojnë punën për zhvillimin e lidhjeve të transportit mes dy vendeve tona.
“Turqia është një partner i rëndësishëm për Bullgarinë dhe për ne është e rëndësishme t'i zhvillojmë këto marrëdhënie”, deklaroi ministri bullgar. “Kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar lidhshmërinë përmes zgjerimit të pikës kufitare ‘Kapitan Andreevo’. Paralelisht, po punojmë edhe për zhvillimin e një lidhjeje të re kufitare në drejtimin Lesovo-Edrene. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar financim evropian për këto projekte”, tha Peev.
Transporti rrugor u përcaktua si elementi kryesor i shkëmbimeve dypalëshe në fushën e transportit. Në këtë kuadër, të dyja palët ranë dakord të thërrasin një mbledhje të Komisionit të Përbashkët për Transportin Ndërkombëtar, ku ekspertët do të diskutojnë çështjet aktuale që lidhen me sektorin e transportit rrugor.
Ndër prioritetet e përbashkëta janë gjithashtu lidhjet hekurudhore dhe Korridori i Mesëm, një rrugë transporti që lidh Azinë me Evropën.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva