LAJME

Artikull

Pritet që rruga anashkalese e Kresnës të përfundojë deri në fund të vitit 2027

Enjte, 13 Gusht 2026, 18:21

Pritet që rruga anashkalese e Kresnës të përfundojë deri në fund të vitit 2027

FOTO: Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe e Punëve Publike

Madhësia e shkronjave

Në vitin 2027 pritet të nisë ndërtimi i segmentit të fundit të autostradës "Struma", midis Krupnikut dhe Kresnës, në drejtimin nga Kullata drejt Sofjes. Ndërkohë, rruga anashkalese e qytetit të Kresnës duhet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm. 

Kjo u bë e ditur gjatë një inspektimi të zhvilluar sot në kantierin e rrugës anashkalese dhe në terrenet përgjatë traseve të planifikuara, ku morën pjesë së bashku Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Ivan Shishkov dhe Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Pllamen Abrovski. 

Shishkov theksoi se segmenti, me gjatësi prej rreth 4,2 kilometrash, ndërtimi i të cilit filloi në nëntor të vitit 2025, po ecën me ritme intensive. 

Sipas tij, viti 2031 është një afat realist për përfundimin e karrexhatës së autostradës "Struma" në drejtimin Kullata-Sofje.


 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva