Artikull
Aleksandra Naçeva fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian
Premte 14 Gusht 2026 10:02
Premte, 14 Gusht 2026, 10:02
Aleksandra Naçeva
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Bullgarja Aleksandra Naçeva fitoi medaljen e bronztë në kërcimin trefish në ditën e katërt të Kampionatit Evropian të Atletikës, që u zhvillua në qytetin anglez të Birminghamit.
Medaljen e artë në këtë disiplinë e fitoi atletja ukrainase që garon për Italinë, Darja Derkaç, me një rezultat prej 14.60 metrash. E dyta u rendit belgja Salia Gis me 14.46 metra.
Naçeva, e cila do të mbushë 25 vjeç pas një jave, arriti rezultatin 14.40 metra në përpjekjen e saj të dytë, me erë të favorshme prej 3.4 m/s, duke siguruar kështu vendin e tretë.
Ky ishte i vetmi kërcim i vlefshëm i saj, pasi në përpjekjet e tjera ajo rrezikoi maksimalisht, por nuk arriti ta përmirësonte rezultatin.
Kështu, Aleksandra Naçeva fitoi medaljen e saj të parë në një garë të madhe në kategorinë e femrave, pasi në vitin 2018 u shpall kampione e Lojërave Olimpike Rinore në Buenos Aires dhe kampione bote për moshat nën 20 vjeç në Tampere.
Naçeva i solli Bullgarisë edhe medaljen e dytë në Kampionatin Evropian në Birmingham, pas medaljes së bronztë të Bozhidar Sarëbojukovit në kërcimin së gjati tek meshkujt, e fituar dy ditë më parë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva