FOLKLOR

Artikull

“Dhoma e nuses dhe e dhëndrit të Dobruxhës” hapet në Pallatin e Ballçikut

Shtunë, 15 Gusht 2026, 04:57

“Dhoma e nuses dhe e dhëndrit të Dobruxhës” hapet në Pallatin e Ballçikut

FOTO: dvoreca.com

Madhësia e shkronjave

“Dhoma e nuses dhe e dhëndrit të Dobruxhës” do të hapet dhe do të bekohet zyrtarisht në Institutin Shtetëror të Kulturës “Qendra Kulturore “Pallati” në Ballçik, më 15 gusht, në ditën e Fjetjes së Shën Mërisë. Lajmi bëhet i ditur nga institucioni në faqen e tij.

Ekspozita rikrijon atmosferën e një shtëpie qytetare të Dobruxhës të viteve 30-të të shekullit të XX-të, një periudhë kur tradita takohej me frymën evropiane. Ajo u krijua falë dhurimit të objekteve të trashëguara familjare, mobilieve, fotografive dhe sendeve personale nga Sofja, Kazanllëku, Haskovo, Kotelli, Dobriçi dhe Ballçiku.

“Dhoma e nuses dhe e dhëndrit të Dobruxhës” hapet në Pallatin e Ballçikut

FOTO: dvoreca.com

Ceremonia zyrtare do të zhvillohet në hapësirën pranë kapelës “Stella Maris” dhe do të drejtohet nga atë Stratija. Pas bekimit, të ftuarit do të mund të vizitojnë ekspozitën dhe të mësojnë më shumë për historinë e saj dhe për dhuruesit që kontribuuan në krijimin e saj. Hyrja në aktivitet është falas.

Lexoni më shumë në koleksionin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova