MUZIKË

Artikull

Kënga "I Keqkuptuar" – pasqyrim i pasigurisë sociale në botën digjitale

Hënë, 17 Gusht 2026, 06:05

Kënga "I Keqkuptuar" – pasqyrim i pasigurisë sociale në botën digjitale

FOTO: Tornado Band

Madhësia e shkronjave

Grupi "Tornado" ka regjistruar një këngë të re me pjesëmarrjen e Diço-s, vokalistit të grupit D2. Ajo titullohet "I Keqkuptuar" dhe trajton një problem veçanërisht aktual: marrëdhënien midis prindërve dhe fëmijëve. Ideja për këngën është i frontmenit të grupit, Nikolla Zdravkov, që gjatë pandemisë së Covid-it, siç tregon ai vetë:

Kënga "I Keqkuptuar" – pasqyrim i pasigurisë sociale në botën digjitale

FOTO: Tornado Band

"Tornado" është një grup që gjithmonë është frymëzuar nga temat sociale, duke pasqyruar vazhdimisht atë që sheh në shoqëri. Duke qenë se jemi burra të rritur dhe kemi familje, ndjekim zhvillimin e fëmijëve tanë, shohim gabimet që duhet t’i korrigjojmë te vetja si prindër dhe drejtimet që duhet t’u japim atyre. Prandaj, "I Keqkuptuar" është një pasqyrim i asaj që ne shohim se po ndodh me fëmijët tanë, si edhe një mesazh për ne si prindër se duhet t’u kushtojmë më shumë vëmendje këtyre qenieve, sepse ata janë e ardhmja jonë, janë e ardhmja e Bullgarisë."

Muzikantët i kushtojnë vëmendje të veçantë faktorëve që po i largojnë fëmijët tanë nga realiteti dhe nga kontakti i vërtetë njerëzor. Mesazhin e tyre e përmbledhin kështu: 

Kënga "I Keqkuptuar" – pasqyrim i pasigurisë sociale në botën digjitale

FOTO: YouTube

"Bota digjitale po zhvillohet me shpejtësinë e dritës dhe po ndryshon mënyrën se si jetojmë, edukojmë dhe komunikojmë. Ne u rritëm në këndet e lojërave përpara pallateve, vraponim, luanim, shkëmbenim gogla, krijonim miqësi dhe lidhje ballë për ballë. Sot, shumica e këtyre hapësirave janë bosh, të lëna pas dore ose të shndërruara në parkingje, ndërsa fëmijët tanë as që i kërkojnë më, sepse 'e gjithë bota e tyre' futet në një pajisje të vogël në xhep. 'I Keqkuptuar' flet pikërisht për këtë ndryshim të menjëhershëm. Për përplasjen mes brezave. Për heshtjen që vendoset mes nesh kur ekrani afrohet më shumë se njeriu. Kjo është një histori për ndërgjegjësimin, për drejtimin në të cilin kemi marrë rrugën, shpesh pa e kuptuar përmasën e pasojave. 'I Keqkuptuar' është një thirrje drejtuar nesh, prindërve, një kujtesë se ne jemi shembulli, drita dhe orientimi në jetën e fëmijëve tanë. Ata shikojnë drejt nesh, jo drejt pajisjeve; lidhja e vërtetë nuk transmetohet përmes rrjetit, por përmes pranisë, vëmendjes dhe dashurisë."


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva