Artikull
Aeroporti i Burgasit disponon infrastrukturën e nevojshme për “Eurovision” 2027
Hënë 17 Gusht 2026 12:58
Hënë, 17 Gusht 2026, 12:58
FOTO: fraport-bulgaria.com
Madhësia e shkronjave
Aeroporti i Burgasit
disponon infrastrukturën e nevojshme dhe kapacitetin operacional për të
përballuar rritjen e pritshme të numrit të pasagjerëve gjatë “Eurovision” 2027.
Kështu njoftuan për BTA nga “Fraport Twin Star Airport Management”, operatori i
Aeroportit të Burgasit dhe Aeroportit të Varnës.
Aeroporti i Burgasit mund
të përpunojë deri në 21 lëvizje avionësh në orë dhe afërsisht 50 mijë pasagjerë
në ditë, prandaj nuk është i nevojshëm zgjerimi i madh i infrastrukturës për
shkak të konkursit. Megjithatë, ende nuk mund të parashikohet numri i
fluturimeve shtesë të rregullta ose çarter.
Në varësi të programit
përfundimtar të fluturimeve, do të planifikohen personeli i nevojshëm,
përdorimi i infrastrukturës së terminaleve, shërbimet tokësore, përpunimi i
bagazheve dhe menaxhimi i fluksit të pasagjerëve. Operatori i aeroportit tashmë
po zhvillon bisedime me një gamë të gjerë linjash ajrore dhe partnerësh për
zhvillimin e rrjetit të linjave, tërheqjen e shërbimeve shtesë dhe rritjen e
frekuencës së fluturimeve gjatë vitit 2027.
Qyteti bregdetar do të jetë mikpritës i konkursit pasi këngëtarja bullgare Dara fitoi edicionin e këtij viti. Dy gjysmëfinalet do të zhvillohen më 11 dhe 13 maj, ndërsa finalja do të mbahet më 15 maj.
Lexoni më shumë:
- "Eurovision 2027" në Burgas do të sjellë shpirtin e papërsëritshëm bullgar
- "Evrovizion 2027” si provë për fytyrën e re të Bullgarisë
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva