Artikull
Dita e Dyerve të Hapura të Farit të Shabllës
Fari më i vjetër ende në funksion në bregdetin bullgar të Detit të Zi hap dyert për vizitorët
Martë 18 Gusht 2026 04:34
Martë, 18 Gusht 2026, 04:34
FOTO: shabla.bg
Madhësia e shkronjave
Për sot, 18 gusht, u shpall Dita e Dyerve të Hapura të farit të Shabllës. Kjo është mundësia e tretë nga gjithsej katër ditë me dyer të hapura, të organizuara gjatë vitit 2026 me rastin e 170-vjetorit të vënies në funksion të farit të Shabllës – farit më të vjetër ende në funksion në bregdetin bullgar të Detit të Zi, njofton Bashkia e Shabllës në faqen e saj. Vizitorët do të kenë mundësi të hyjnë në far, të shohin një ekspozitë të vogël, si dhe të shijojnë pamjen mbresëlënëse nga platforma e parë e tij.
Veprimtaria është pjesë e nismave kushtuar edhe 18 gushtit – Ditës së Fareve Bullgare, kur shprehim vlerësimin tonë për këto struktura emblematike detare dhe për njerëzit që kujdesen për to.
Lexoni më shumë në koleksionin e Radio Bullgarisë:
- Faret detare – dritat udhërrëfyese të bregdetit bullgar
- Fari, varkat dhe burimi mineral në fshatin e peshkatarëve Karia
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova