MUZIKË

Artikull

Markovo Music Summer – vazhdimësia verore e Plovdiv Jazz Fest

Martë, 18 Gusht 2026, 14:11

Markovo Music Summer – vazhdimësia verore e Plovdiv Jazz Fest

FOTO: Markovo Music Summer

Madhësia e shkronjave

Plovdiv Jazz Fest, tashmë një nga simbolet muzikore të qytetit, vazhdon të zgjerohet çdo vit, si në kohë, ashtu edhe në larmishmërinë e zhanreve muzikore. Vazhdimi veror i festivalit, i quajtur Markovo Music Summer, këtë vit sjell për herë të parë një hapësirë të veçantë muzikore në fshatin Markovo, ku do të takohen dhe ndërthuren zhanre të ndryshme të muzikës. Në Markovo, vetëm pak kilometra larg Plovdivit, na presin dy koncerte më të vogla dhe me një atmosferë të ngrohtë në ambientet e kopshteve, si edhe koncerti tashmë tradicional falas në qendër të fshatit. Këtë vit, në skenë do të ngjiten të preferuarit e padiskutueshëm të publikut – Stefan Vëlldobrev dhe “Të Dyshuarit të Zakonshëm” – për një mbrëmje plot muzikë, energji dhe këngë që publiku i njeh dhe i do.

Stefan Vëlldobrev dhe “Të Dyshuarit e Zakonshëm”

Stefan Vëlldobrev dhe “Të Dyshuarit e Zakonshëm”

FOTO: @stefanvaldobrev

Siç tregon edhe titulli “Xhaz dhe Barok”, koncerti i parë bashkon dy rryma që në pamje të parë duken krejt të kundërta, por që në këtë rast afrohen me mjeshtëri përmes interpretimit të këngëtarëve të njohur: mezzo-sopranoja Svetlina Stojanova, soliste në La Scala të Milanos dhe në Operën e Cyrihut; kuinteti Pilekadone, fitues i çmimeve “Lira e Artë” dhe “Marin Goleminov” për arritje të larta në artin e interpretimit; si dhe pianisti, kompozitor dhe improvizues Konstantin Kostov, bateristi dhe kompozitor Hristo Jocov dhe basisti Dimitër Karamfillov.

Kuinteti “Pilekadone”

Kuinteti “Pilekadone”

FOTO: Markov Music Summer


Më 19 gusht, në kopshtin e skenës “Panoramna 60”, në zonën e vilave të fshatit Markovo, interpretuesit do ta çojnë publikun në një udhëtim muzikor nga epoka e barokut anglez, me veprat e Perselit dhe Hendelit, deri te estetika e xhazit të ditëve të sotme.

Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski

Mirosllava Kacarova dhe Mirosllav Turijski

FOTO: BNR

Dy ditë më vonë, më 21 gusht, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, do të mbahet koncerti i treshes së Mirosllava Kacarovës. Për ata që vlerësojnë muzikën e bukur, të thellë dhe të rafinuar me frymë xhazi, emrat e këngëtares Mirosllava Kacarova dhe pianistit Mirosllav Turijski flasin vetë. Në programin e tyre “Hijet e gjata të gushtit”, atyre do t’u bashkohet edhe bateristi Naço Gospodinov.

Emri i bukur i programit ka edhe historinë e tij: katër vjet më parë, Mirosllava Kacarova regjistroi këngën “Hijet e gjata të gushtit”, me tekst të shkruar posaçërisht për të nga poetja Ina Ivanova. Kënga i kushtohet qetësisë së kaltër dhe ëndërrimtare të verës, e përshkruar në stilin e hollë dhe poetik që karakterizon shkrimtaren. Pikërisht kjo këngë përcakton edhe atmosferën dhe emocionin e të gjithë programit muzikor.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

 


Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova