LAJME

Artikull

Cilësia e ajrit është në vlera normale pas zjarrit në Serbi

Mërkurë, 19 Gusht 2026, 09:49

Cilësia e ajrit është në vlera normale pas zjarrit në Serbi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ambasada e Bullgarisë në Beograd i dorëzoi Ministrisë së Jashtme serbe një notë verbale, me kërkesë për informacion lidhur me vatrën e zjarrit që ndodhet në një zonë ndërkufitare, njoftoi Ministria e Jashtme e Bullgarisë. Si pasojë e zjarrit që shpërtheu në vendin fqinj, dje pjesë të rajoneve të Sofjes, Kjstendillit dhe Pernikut u mbuluan nga tymi i dendur.b “Përfaqësitë diplomatike bullgare në Beograd dhe Nish janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente serbe. Është ofruar edhe ndihmë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në zonat e prekura u regjistrua një ulje e përqendrimit të grimcave të imëta të pluhurit dhe cilësia e ajrit tashmë është brenda vlerave normale, konfirmoi Inspektorati Rajonal për Mjedisin dhe Ujërat – Sofje. Të martën, në orën 12:00, të dhënat tregonin 100 mikrogramë për metër kub, ndërsa norma për 24 orë është 50 mikrogramë. “Si pasojë e erës, tymi u shpërnda dhe nuk ka të dhëna për ndotje të shtuar nga tymi”, tha për bTV kryekomisari Aleksandër Xhartov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme “Siguria nga Zjarret dhe Mbrojtja e Popullsisë”. Ai shtoi se në territorin bullgar ka hyrë një re tymi, e krijuar nga zjarret e shumta në Serbi dhe Shqipëri.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova