Artikull
Laborator i specializuar do të garantojë autenticitetin e vajit të trëndafilit
Mërkurë 19 Gusht 2026 14:36
Mërkurë, 19 Gusht 2026, 14:36
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Qeveria ka siguruar 500 mijë euro për ndërtimin e një laboratori të specializuar për kontrollin e autenticitetit të vajit bullgar të trëndafilit. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Bujqësisë, Pllamen Abrovski, gjatë një konference për shtyp në Këshillin e Ministrave.
Vendimi lidhet me mbrojtjen
e vajit bullgar të trëndafilit, një produkt me vlerë të lartë të shtuar dhe me
reputacion të konsoliduar ndërkombëtar.
Ministri i Bujqësisë Pllamen Abrovski
FOTO: BTA
“Bullgaria është e njohur në mbarë botën për vajin e saj të trëndafilit. Fatkeqësisht, deri më tani shteti nuk ka siguruar kapacitetin e nevojshëm për të dalluar vajin natyral të trëndafilit nga ai artificial. Kjo krijon mundësinë që produkte artificiale të paraqiten si vaj bullgar i trëndafilit”, shpjegoi Ministri i Bujqësisë, cituar nga shërbimi për shtyp i Ministrisë së Bujqësisë.
Laboratori i ri pritet të fillojë funksionimin deri në fund të vitit.
Lexoni më tepër:
- Trëndafili bullgar, mysafir nderi në panairin e livandës në Francë
- Regjistruan vajin e trëndafilit bullgar si pronë intelektuale botërore
- Vaji bullgar i trëndafilit akoma ruan vendin e parë në tregun botëror
- Vaji bullgar i trëndafilit – midis çmimit të lartë në botë dhe punës së nënvlerësuar me dorë në kopshte
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva