Artikull
Trëndafili bullgar, mysafir nderi në panairin e livandës në Francë
Premte 14 Gusht 2026 05:02
Premte, 14 Gusht 2026, 05:02
ндулата
FOTO: Facebook /Foire de la Lavande
Madhësia e shkronjave
Trëndafili bullgar Damascena (Rosa damascena) do të prezantohet nga 20 deri më 23 gusht në edicionin e 103-të të Panairit të Livandës në qytetin francez Digne-les-Bains, ku Bullgaria do të jetë vendi mysafir i nderit, njoftuan organizatorët në faqen e tyre në Facebook Foire de la Lavande. Njoftimi është shpërndarë gjithashtu në faqen e Ambasadës së Bullgarisë në Francë.
Sipas organizatorëve, Rosa
Damascena do të prezantohet si një nga pasuritë më emblematike të Bullgarisë, e
njohur në mbarë botën për cilësinë e vajit esencial që prodhohet prej saj, si
dhe për traditat e kultivimit dhe përpunimit të saj.
FOTO: BGNES
Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me trëndafilin vajdhënës përmes aktiviteteve të ndryshme, takimeve dhe prezantimeve të trashëgimisë kulturore bullgare.
Organizatorët vendosin një paralel mes traditave bullgare në kultivimin e trëndafilave dhe atyre provansale në kultivimin e livandës.
“Një takim mes dy rajoneve të jashtëzakonshme: Provansës dhe Luginës Bullgare të Trëndafilave”, theksojnë nga Foire de la Lavande.
Panairi do të zhvillohet në sheshin “Gjenerali dë Gol”, në qendër të qytetit Digne-les-Bains. Hyrja do të jetë falas, njofton BTA.
FOTO: Pixabay
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Sfidat e prodhuesve bullgarë të trëndafilit
- Propozojmë që Lugina e Trëndafilave të përfshihet në listën e UNESCO-s
- Regjistruan vajin e trëndafilit bullgar si pronë intelektuale botërore
- Vaji bullgar i trëndafilit akoma ruan vendin e parë në tregun botëror
- Vaji bullgar i trëndafilit – midis çmimit të lartë në botë dhe punës së nënvlerësuar me dorë në kopshte
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva