LAJME

Artikull

MPJ ftoi vëzhgues ndërkombëtarë për zgjedhjet presidenciale

Enjte, 20 Gusht 2026, 10:44

MPJ ftoi vëzhgues ndërkombëtarë për zgjedhjet presidenciale

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë (MPJ) ka dërguar ftesa për vëzhgim ndërkombëtar të zgjedhjeve për President dhe Zëvendëspresident të Republikës së Bullgarisë, të planifikuara për më 25 tetor 2026. Ky veprim është ndërmarrë “në përmbushje të angazhimeve sipas Kodit Zgjedhor, me qëllim garantimin e zhvillimit të zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike”.

Ftesat u janë dërguar Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Nëse këto organizata e pranojnë ftesën, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i propozojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që përfaqësuesit e tyre të regjistrohen si vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet e ardhshme.


Lexoni më shumë:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva