LAJME

Lajm

Nuk ka krizë në centralin "Kozlloduj" pavarësisht uljes së fuqisë së njësisë 5

Premte, 21 Gusht 2026, 17:18

Ministrja Iva Petrova

Ministrja Iva Petrova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Aktualisht nuk ka situatë krize në centralin bërthamor "Kozlloduj", pavarësisht uljes së fuqisë së njësisë 5 me rreth 120 megavatë për shkak të rënies së vazhdueshme kritike të nivelit të lumit Danub. Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Energjisë, Iva Petrova, në një deklaratë për gazetarët. Fuqia e njësisë 5 është pak më shumë se 1000 MW, njoftoi BTA. 

Sipas ministres, ulja e fuqisë është një masë parandaluese e parashikuar në planin e veprimit të centralit për rastet kur niveli i Danubit është i ulët. “Situata është nën kontroll”, deklaroi Petrova. Ajo theksoi se, nëse niveli i ujit vazhdon të bjerë, mund të jetë e nevojshme një ulje e mëtejshme e fuqisë së centralit. 

Ulja e fuqisë së njësisë 5 nuk krijon probleme për sistemin elektroenergjetik, deklaroi Dimitër Zarçev, drejtor i Drejtorisë Qendrore të Dispeçerisë pranë Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva