EKONOMI

Artikull

Ulet fuqia e Centralit “Kozlloduj” për shkak të nivelit të ulët të Danubit

Enjte, 20 Gusht 2026, 18:51

Ulet fuqia e Centralit “Kozlloduj” për shkak të nivelit të ulët të Danubit

FOTO: me.government.bg

Madhësia e shkronjave

Më 21 gusht, fuqia e njësisë së pestë të Centralit Bërthamor “Kozlloduj”, e tipit VVER-1000, do të ulet në mënyrë parandaluese me rreth 120 MW, njoftoi Ministria e Energjisë. Vendimi është pjesë e masave për të garantuar funksionimin e sigurt të centralit, në kushtet e “uljes së vazhdueshme, të paprecedentë dhe kritike të nivelit të lumit Danub”. Sipas ministrisë, parashikimet për nivelin e ujit të lumit në pjesën para territorit bullgar vazhdojnë të tregojnë një prirje për rënie. Ministria sqaroi se një masë e tillë, që lidhet me uljen e fuqisë së një njësie të centralit për shkak të kushteve ekstreme meteorologjike dhe hidrologjike, zbatohet për herë të parë gjatë 52 viteve të funksionimit të Centralit Bërthamor “Kozlloduj”.


Lajme të tjera për këtë temë nga Radio Bullgaria:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova