Artikull
Centrali “Kozlloduj” punon normalisht, pavarësisht nivelit të ulët të Danubit
Martë 11 Gusht 2026 14:41
Martë, 11 Gusht 2026, 14:41
Centrali Bërthamor “Kozlloduj”
FOTO: Iva Antonova
Madhësia e shkronjave
Më 11.08.2026, të dy njësitë e Centralit Bërthamor “Kozlloduj” vazhdojnë të punojnë me ngarkesën e përcaktuar sipas grafikut të prodhimit të energjisë elektrike. U morën të gjitha masat teknike dhe organizative për të garantuar funksionimin e stacioneve të pompimit në breg, të cilat sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit për stacionet e pompimit të qarkullimit, si dhe për sistemet e ujit teknik që përdoret për ftohje. Për të siguruar sasinë optimale të ujit që hyn në sistem, po pastrohen kanalet që lidhin lumin Danub me stacionin e pompimit në breg, njofton Ministria e Energjisë.
Duhet theksuar se niveli i ulët i lumit nuk krijon vetëm probleme, por mundëson edhe aktivitete të tjera. Ishulli me të njëjtin emër, pranë qytetit të Kozlloduit, tashmë mund të arrihet edhe nga toka. Prej rreth dy javësh, njerëzit po shfrytëzojnë mundësinë për të shkuar atje me makina ose në këmbë, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Lajme të tjera për këtë temë nga Radio Bullgaria:
- Nuk ka rrezik për ndalimin e punës së Centralit Bërthamor "Kozlloduj"
- Bullgaria ka alternativa edhe nëse ndalet Centrali “Kozlloduj”
- Centrali Bërthamor “Kozlloduj” do të vazhdojë të punojë të paktën edhe 2 javë
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova