LAJME

Lajm

Bllokimi i sinjaleve GPS në Sofje nuk ka ndikuar në siguri

Hënë, 24 Gusht 2026, 10:18

Ministri i Tranportit Georgi Peev

Ministri i Tranportit Georgi Peev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Ka pasur ndikim mbi sinjalet GPS në territorin e Sofjes, përfshirë aeroportin e kryeqytetit dhe avionët që fluturonin mbi qytet, por kjo nuk ka ndikuar në sigurinë e fluturimeve.” Kështu e komentoi Ministri i Transportit, Georgi Peev, për bTV informacionin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare (DANS) lidhur me lokalizimin dhe neutralizimin e një pajisjeje të fuqishme bllokuese në një kompleks të ruajtur rreptësisht në lagjen “Dragalevci”, e cila pengonte frekuencat e GPS-së.

Ministri deklaroi se, kur bëhet fjalë për aviacionin, gjëja më e rëndësishme është siguria dhe çdo veprim duhet të vlerësohet përmes këtij kriteri. “Shërbimet kompetente reaguan në mënyrë adekuate ndaj komprometimit të navigimit GPS”, shtoi ai. Sipas tij, mbi hapësirën ajrore të vendit kalojnë më shumë se 1.2 milionë avionë në vit.

Aleksandër Bogojavlenski

Aleksandër Bogojavlenski

FOTO: Stefan Kunçev

Ka pasur probleme me sinjalet GPS të avionëve që ngriheshin dhe uleshin në aeroportin e Sofjes, konfirmoi për BNR piloti profesionist dhe gazetari i aviacionit, Aleksandër Bogojavlenski. “Nuk ka ndodhur më parë që sinjali të bllokohej me një vazhdimësi të tillë për disa ditë rresht në rajonin e Sofjes. Zakonisht sinjalet e ndërhyrjes arrinin deri në bregdetin e Detit të Zi dhe pikërisht atje ky problem haset më shpesh”, tha piloti.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva