SHOQËRI

Seksion

Takimi i parë me Bullgarinë

Hazma Todoroff merr me vete si kujtim ëndrra të realizuara dhe guralecë

Vajza e saj – tetëvjeçarja Aruna Mira – fitoi dy çmime për talentin e saj në këndimin e folklorit bullgar

Hazma Todoroff merr me vete si kujtim ëndrra të realizuara dhe guralecë

FOTO: Facebook /IABCH

Madhësia e shkronjave

Në qytetin argjentinas Komodoro Rivadavia jetojnë më shumë se 2 000 pasardhës të bullgarëve. Për shumë prej tyre, Bullgaria është një vend i njohur përmes rrëfimeve emocionuese të paraardhësve – një vend i largët dhe i ëndërruar me trëndafila, folklor të bukur dhe kujtime të ngrohta… Pjesë e këtij komuniteti janë tetëvjeçarja Aruna Mira dhe nëna e saj, Hazma Todoroff. Me mbështetjen e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, ato realizuan ëndrrën e tyre për të vizituar Bullgarinë. 

Hazma Todoroff merr me vete si kujtim ëndrra të realizuara dhe guralecë

FOTO: Facebook /IABCH

Dhe nuk mungoi as arsyeja konkrete për këtë vizitë – Aruna Mira u nderua me çmimin e vendit të parë në një nga kategoritë e moshave të konkursit të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit për kanto për fëmijë dhe të rinj nga komunitetet bullgare jashtë vendit, „Ljubka Rondova – 2026“. Për Arunan kishte edhe një tjetër çmim të veçantë, këtë herë nga drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev – një regjistrim profesional në studion emblematike - Studioja e Parë e Radios Kombëtare Bullgare. Kështu, zëri i ëmbël i tetëvjeçares me origjinë bullgare, nga Argjentina e largët, la gjurmë në arkivat e radios publike, me regjistrimin e dy këngëve të saj të preferuara popullore bullgare – „Llalence se ljulee“ (“Tulipani lëkundet”) nga rajoni folklorik i Trakisë dhe „Dojdi, dojdi, libe le“ (“Eja, eja moj e dashur”) nga rajoni folklorik i Pirinit.

Hazma Todoroff merr me vete si kujtim ëndrra të realizuara dhe guralecë

FOTO: Facebook /IABCH

Në një intervistë të shkurtër, posaçërisht për Radio Bullgarinë, nëna e Arunas, Hazma, ndau gëzimin e saj për mundësinë për të vizituar atdheun e gjyshit të saj, i cili ishte shpërngulur në Argjentinë në vitin 1925. „Gjyshi im la pas shumë pasardhës, por ne jemi të parët që vizitojmë Bullgarinë. Për ne, ky udhëtim është diçka emocionuese dhe e mrekullueshme. Ëndrra e gjithë familjes sonë ka qenë gjithmonë të vizitonim fshatin e gjyshit tim“ – tregoi Hazma Todoroff. Prandaj, destinacioni i tyre i parë në Bullgari ishte fshati Gorno Pavlikene, në rajonin e Lloveçit, në Bullgarinë Veriore:

Hazma Todoroff merr me vete si kujtim ëndrra të realizuara dhe guralecë

FOTO: Joan Kolev

„Ditën e parë, sapo mbërritëm, u sistemuam dhe fjetëm pak për t'u çlodhur nga udhëtimi. Të nesërmen, gjëja e parë që bëmë ishte të shkonim në Gorno Pavlikene për të parë tokat e gjyshit tim – shpjegoi Hazma. – Mblodhëm guralecë, dhe, bimë të ndryshme… dhe morëm me vete suvenire nga fshati i gjyshit. Gjithashtu u njohëm edhe me kryetarin e fshatit. Ai na priti me shumë ngrohtësi. Biseduam dhe ai i kërkoi Arunas t'i këndonte diçka… Kaluan çaste shumë të këndshme dhe arritëm të bënim edhe fotografi.“

Ky udhëtim i parë në Bullgari kërkoi një përpjekje të madhe financiare nga familja e Hazmës. E reja tregoi se nuk kishte pasur mundësi të komunikonte me gjyshin e saj – ai kishte ndërruar jetë para se ajo të lindte. Për këtë arsye, informacioni që ajo ka vjen nga dokumentet e pakta që kanë mbetur dhe nga certifikata e tij e pagëzimit. Në lidhjen e saj me rrënjët në Bullgari e ndihmon shumë Cenka Genova – bashkatdhetarja jonë e cila është pjesë aktive e ekipit të shoqatës kulturore bullgare „Kirill dhe Metodij“, për të cilën Hazma shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë.

Cenka Genova dhe Aruna Mira

Cenka Genova dhe Aruna Mira

FOTO: Facebook /IABCH

Për argjentinasen me rrënjë bullgare, është me rëndësi të jashtëzakonshme që njeriu të gjejë një mënyrë për t’u pajtuar me identitetin e tij – dhe pikërisht këtu qëndron edhe kuptimi i udhëtimit të tyre të largët. Prandaj, Hazma dhe bashkëshorti i saj bëjnë gjithçka që munden për ta afruar edhe vajzën e tyre, Arunan, me kulturën bullgare, me gjuhën dhe me rrënjët e tyre të largëta. Që një ditë, kur të rritet, të mund ta mbrojë me bindje identitetin e saj bullgar.

Ndërsa për momentin, për tetëvjeçaren Aruna, Bullgaria është muzikë dhe… mbresa nga Gorno Pavlikene. Këtyre u shtohet edhe emocioni i ceremonisë së ndarjes së çmimit nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, gjatë aktivitetit të veçantë „Takimi i parë me Bullgarinë“.

Hazma Todoroff merr me vete si kujtim ëndrra të realizuara dhe guralecë

FOTO: Facebook /IABCH

„Mami pa në telefonin e saj se kishte një konkurs për vizatim, këngë dhe poezi. Unë zgjodha këngën, sepse më pëlqen më shumë të këndoj“ – na tregon Aruna, ndërsa, në përgjigje të pyetjes se cila është kënga e saj e preferuar, ajo thjesht nis të këndojë…

Aruna Mira është një nga qindra fëmijët e talentuar me rrënjë bullgare në mbarë botën, të cilët morën pjesë në konkurset tradicionale krijuese të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar më 7 gusht, në „Pallatin e Fëmijëve“ në Sofje, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit nderoi edhe fituesit e tjerë të konkurseve për letërsi, vizatim dhe këngë.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello