POLITIKË

Artikull

DB: Mungesa e Bullgarisë në “Koalicionin e të gatshmëve” është rrezik për vendin

DB: Mungesa e Bullgarisë në “Koalicionin e të gatshmëve” është rrezik për vendin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës “Bullgaria Demokratike” (DB), Nadezhda Jordanova, komentoi se mungesa e Bullgarisë në takimin e “Koalicionit të të gatshmëve” në mbështetje të Ukrainës, që po zhvillohet sot, përbën rrezik për vendin. “Refuzimi i Bullgarisë për të marrë pjesë në formatet e reja në Evropë, siç është ‘Koalicioni i të gatshmëve’, është rrezik për vendin. Bullgaria është nxjerrë nga qendra ku merren vendimet politike për arkitekturën e re të sigurisë në Evropë. Për të qenë e fortë dhe e mbrojtur, si dhe për të mbrojtur interesin tonë kombëtar, duhet të jemi partnerë të fortë dhe të parashikueshëm në Evropë”, u shpreh Jordanova.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova