Artikull
U sekuestruan një xhip, armë dhe pajisje të lidhura me rastin e bllokuesit GPS
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Vijojnë hetimet për rastin e pajisjes së fuqishme për bllokimin e sinjalit GPS, e cila u zbulua në Sofje, njofton Ministria e Brendshme. Sipas njoftimit, punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Sofjes sekuestruan një xhip të pajisur me elemente të një sistemi profesional për bllokimin e sinjaleve, i cili lidhet me hetimin për bllokuesin GPS të zbuluar në “Dragalevci”. Automjeti është në pronësi të personave që zotërojnë edhe pronat në këtë lagje, të cilat janë objekt verifikimi. Gjithashtu, gjatë gjashtë kontrolleve të kryera në adresa të ndryshme, u sekuestruan pajisje teknike dhe regjistruese, kompjuterë, armë dhe municione. U morën në pyetje edhe një numër i madh dëshmitarësh.
Autoritetet urdhëruan gjithashtu kryerjen e ekspertizave, rezultatet e të cilave pritet të analizohen dhe t’i bashkohen materialeve të hetimit.
Më herët, kryeministri Rumen Radev bëri të ditur se pajisja bllokuese ishte vendosur në një xhip dhe se pronari i saj tashmë ishte identifikuar.
Në Prokurorinë e Rrethit të Sofjes u raportua një procedim penal për një vepër që përbën shkelje të Kodit Penal.
Lexoni më shumë në arkivin tone:
- Shërbimet neutralizuan një bllokues të fuqishëm GPS në Sofje
- Nuk do të lejojmë rikthimin e kohëve të bandave
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova